Unë Dhuroj! Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut prezanton aplikacionin e ri
Dritare.net

Një aplikacion i ri synon ta bëjë më të thjeshtë dhe më të organizuar dhurimin e gjakut në Shqipëri. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka prezantuar “UnëDhuroj”, një platformë digjitale e dedikuar për të gjithë ata që duan të kontribuojnë si dhurues vullnetarë.
Aplikacioni ofron informacion të detajuar për të gjitha pikat ku mund të dhurohet gjak në vend, për grupet e gjakut dhe analizat e nevojshme. Sipas Dr. Viola Shano, kjo risi do t’i ndihmojë dhuruesit të kenë akses të shpejtë në çdo informacion që u duhet, por edhe të orientohen më lehtë kur një i afërm ka nevojë për gjak.
Shano shpjegoi se përmes të dhënave në databazë do të bëhet edhe një vlerësim metabolik dhe kardiovaskular për dhuruesit, ndërsa përgjigjet do t’u dërgohen me email secilit prej tyre. Sipas saj, kjo shërben si një formë parandalimi për risqet e mundshme shëndetësore.
Aplikacioni vjen në kuadër të projektit “Ripresa”, në bashkëpunim me organizatën e dhuruesve vullnetarë të gjakut, dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe numrin e dhurimeve në vend.
Edhe kryeministri Edi Rama reagoi në Facebook, ku shpjegoi se si platformë ofron informacione të plota mbi pikat e dhurimit, grupet e gjakut dhe analizat e nevojshme, duke mbështetur rritjen e dhurimit vullnetar në Shqipëri.
"Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka lançuar një platformë të re digjitale, aplikacionin Un ëDhuroj dedikuar dhuruesve të gjakut, ku ofrohen informacione dhe të dhëna të plota mbi pikat e dhurimit, grupet e gjakut dhe analizat e nevojshme, duke mbështetur në këtë mënyrē rritjen e dhurimit vullnetar në vend" shkroi Rama./L.F-dritare.net