Video/ Pamjet dramatike nga përmbytjet në Gjirokastër!
E Martë 6 Janar 2026, 21:09
Dritare.net

Moti i keq stuhitë e shiut dhe breshërit, kanë sjellë pasoja të rënda në qytetin e Gjirokastrës. Reshjet intensive të shiut kanë bërë që përroi i Ficos të dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale në zonat përreth.
Rrugët e lagjes Varrosh janë mbuluar nga uji, duke krijuar vështirësi serioze për banorët dhe qarkullimin. Në disa pamje shihen rrugët e përmbytura, makinat nën ujë.
Autoritetet lokale kanë ndërhyrë për të ndjekur nga afër situatën, ndërsa u kërkojnë qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.
Situata mbetet problematike për shkak të reshjeve që vazhdojnë, ndërsa pritet një bilanc i dëmeve pas përmirësimit të kushteve të motit./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.