Brikena dhe Mateo zbulojnë të vërtetën e marrëdhënies mes tyre
Dritare.net

Brikena dhe Mateo kanë folur sot për raportin mes tyre, sesi janë njohur dhe si u mbyll biseda mes tyre.
Ata kanë treguar se kanë shkëmbyer vetëm disa mesazhe dhe kanë ngrënë vetëm një darkë dhe pas kësaj çdo gjë u mbyll për shkak të një problemi të jashtëm.
Brikena: Thashë paska ardhur ne qëllime të qarta. Unë e them prapë që s’kam pas asnjëherë lidhje. Unë personat me të cilët flas i numërojë me gishta. Para 3 viteve kam shkëmbyer disa mesazhe dhe jam takuar vetëm një herë. Kaq. E them gjënë siç ka qenë. Mateo është një lojtarë si gjithë të tjerët, edhe kaq. Nuk kam kurrgjë kundër atij. Për mua kaq është s’ka gjë më shumë. Flisnim në Instagram. Nuk dua me fol për gjëra jashtë.
Mateo: Unë e kam thënë që ka pas pëlqim nga të dyja palët, ka qenë njohje që ka vazhduar për një kohë. Nuk ke si ti zësh besë një personi me mesazhe. Momentin e dytë që donim të takoheshim kemi pas disa probleme që na shkëputën.
Brikena: I kemi mbyllur gjërat pas disa ditësh pasi u takuam.
Mateo: Ishte problem madhor, ndërhyrje e personave të tjerë. Nuk mund të trashnim një muhabet që nuk kishte nis akoma.
Brikena: Jemi me një botë demokratike, nuk na ndalon njeri. S'e di pse e vazhdojmë këtë bisedë./K.C/dritare.net