Video/ Protesta për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut
Dritare.net

Studentë nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke vijuar protestën në mbështetje të bashkëmoshatarëve të tyre në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.
Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, protestuesit janë nisur drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Ata mbanin flamuj shqiptarë, pankarta dhe veshje tradicionale, përfshirë plisa, ndërsa shoqëroheshin nga tingujt e tupanit.
Në duar mbanin edhe një banderolë të madhe me mbishkrimin “Ne jemi bashkë”, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “O sa mirë me qenë shqiptar”, të shoqëruara edhe me himnin kombëtar.
Studentët kanë deklaruar se protesta nuk ka karakter politik dhe kanë kërkuar që personat me qëndrime politike të mos përfshihen në të. Ata theksojnë se do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kërkesës për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe./K.C/dritare.net
View this post on Instagram