Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alkool, karikues dhe.../ Çfarë u zbulua gjatë kontrollit në burgun e Peqinit

Alkool, karikues dhe.../ Çfarë u zbulua gjatë kontrollit

Një operacion kontrolli i zhvilluar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ka zbuluar sende të ndaluara në posedim të disa të dënuarve.

Kontrollet u ushtruan nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Burgjeve, në bashkëpunim me forcat e sigurisë së IEVP-ve Peqin, Fier e Durrës, si dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Sipas njoftimit zyrtar, të dënuarit G.B. iu gjetën disa shishe me pije alkoolike, mes tyre raki, uiski dhe verë, si edhe dy karikues telefoni.

Ndërkohë, te i dënuari P.V. u sekuestrua një telefon iPhone, karikues dhe kufje wireless, ndërsa te L.D. u gjetën dy telefona celularë dhe disa shishe raki.

Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë në kuadër të forcimit të sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit./K.C/dritare.net