Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Shqiptarët kthehen në vend për pushime, por pritjet në kufi janë të gjata. Ja çfarë po ndodh në Kakavijë dhe Kapshticë!

Video/ Shqiptarët kthehen në vend për pushime, por pritjet

Pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës janë përballur me fluks të lartë kalimesh nga emigrantët që po kthehen në Shqipëri për pushime verore. Në Kakavijë, pala greke ka operuar me vetëm dy sportele në dalje dhe po kaq në hyrje, duke shkaktuar radhë kilometrike automjetesh. Nga ana tjetër, pala shqiptare ka punuar me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje, por kjo nuk ka mjaftuar për të përballuar fluksin e madh të kalimeve.

Në Kapshticë, situata ka qenë po ashtu e ngarkuar. Vetëm në pesë ditët e fundit, më shumë se 37 mijë shtetas kanë hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë përmes kësaj pike kufitare. Pala greke ka operuar me sportele të reduktuara, duke kontribuar në krijimin e radhëve të gjata.

Autoritetet kufitare në të dyja pikat janë duke punuar për të menaxhuar fluksin dhe për të siguruar kalimin e sigurt të qytetarëve. Megjithatë, emigrantët janë të ftuar të jenë të duruar dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre me kohë për të shmangur vonesat./K.C/dritare.net