Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Viti i ri akademik, asnjë student në universitetin e Vlorës për 4 degë!

Viti i ri akademik, asnjë student në universitetin e Vlorës

Kjo e hënë shënoi vitin e ri akademik, ku rreth 20 mijë studentë të regjistruar u ulën për herë të parë në auditore.

Këtë vit, në universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë katër programe studimi nuk do të hapen pasi nuk kanë asnjë student të regjistruar.

Programet që nuk do të hapen janë në degët Kimi, Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë Italiane, ndërsa me kuota të ulëta ka qenë edhe fakulteti Ekonomik, ku janë regjistruar vetëm 120 studentë.

Regjistrime në numër më të madh ka pasur në fakultetin e Shëndetit Publik ku 240 kuota janë plotësuar të gjitha. Sakaq, priten ende regjistrime në raundin e radhës, mes datave 4 deri në 18 tetor për të gjithë ata të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen apo që nuk kanë fituar një degë.

Gjatë kësaj faze kanë mundësi edhe studentët të cilët dëshirojnë të ndryshojnë degën e studimit./M.K-dritare.net