Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Viti i ri akademik, Manastirliu mesazh studentëve: Përkushtojuni të ardhmes tuaj!

Viti i ri akademik, Manastirliu mesazh studentëve: Përkushtojuni

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar të gjithë studentët në kuadër të vitit të ri akademik.

Në mesazhin e saj, Manastirliu thekson se viti akademik shënon një kapitull të ri dhe se dija është çelësi që bën realitet ëndërrta e çdo studenti.

“Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve në universitetet tona. Për mbi 20 mijë prej studentëve, ky është viti i parë. Kalimi nga gjimnazi në universitet shoqërohet me kaq shumë ndryshime, nis një etapë e re e jetës. Duhet kujtuar gjithmonë se dija është çelësi që i bën ëndrrat tuaja realitet, ndaj ky vit është fillim i ri. Një rrugëtim me mundësi të pafundme nis sot për ju.

Përkushtojuni me energji, me kuriozitet, për të patur një të nesërme të ndritur, siç ne të gjithë, si prindër, si pedagogë i dëshirojmë për ju! Suksese të gjithëve”, shprehet ministrja./M.K-dritare.net