Voton Abdixhiku: Zgjidhni për zhvillim dhe të ardhme euroatlantike!
E Diel 28 Dhjetor 2025, 11:11
Dritare.net

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se kjo është një ditë e mirë, pasi vendimmarrja i kthehet qytetarit.
“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada dhe përçarja që na ka shoqëruar këto vite”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka shtuar se shpreson që gjithçka të shkojë mirë dhe, në fund, të fitojë populli i Kosovës.




