Voton Ramush Haradinaj! Thirrje qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës!
E Diel 28 Dhjetor 2025, 10:10
Dritare.net

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.
Ai ka thënë se vendimi që të votojnë, është vendimi më i madh që mund ta marrin.
Haradinaj ka thënë se ka vendosur që të votojë në Gllogjan në mënyrë që t’i bashkohet pjesës tjetër të familjes, duke potencuar se pjesa e tjetër e familjes së tij do të votojë në Prishtinë.