
Episodi I radhës nga “Kamera e Gjyshit”, realizuar nga Stefan Gajo për DritareTV, sjell këtë herë një tregim të veçantë për Zana Çelën dhe prapaskenat e televizioneve shqiptare në fundvitet ’90.
Përmes materialeve të rralla arkivore, publiku ka mundësinë të shohë nga afër mënyrën se si realizoheshin emisionet televizive në një periudhë kur teknologjia ishte e kufizuar dhe çdo dalje në ekran kërkonte përgatitje të gjatë, përkushtim dhe profesionalizëm.
Pamjet tregojnë Zana Çelën gjatë regjistrimit të emisioneve muzikore të kohës, teksa përsërit tekstet, korrigjon veten dhe kërkon vazhdimisht saktësi në komunikim. Këto momente zbulojnë standardet e larta të punës në televizion dhe seriozitetin me të cilin trajtohej çdo detaj i transmetimit.
Këto pamje rikthejnë gjithashtu kujtime nga emisionet që prezantonin hitet më të njohura ndërkombëtare të fundviteve ’90, duke sjellë atmosferën e një periudhe kur televizioni ishte dritarja kryesore e shqiptarëve drejt botës./E.P-dritare.net