Qeveria e re me 12 gra ministre, një ditë krenarie për Shqipërinë!
Dritare.net
Nga Altin Hazizaj
Per te gjithe ata/ato qe kane punuar me zemer e shpirt per barazine gjinore ne Shqiperi, sot duhet te jete dite krenarie per mundin e tyre! Sa protesta, sa manifestime, sa e sa peticione etj etj per te arritur qe nje dite grate te kene mundesi te barabarta ne vendimarrje! 12 gra qe punojne e drejtojne Ministri eshte arritje. Kur filluam luften tone per barazi edhe ne politike, ne vitin 2005, ne Kuvend kishte vetem 7 gra! Sot jane 30% e me shume do te behen, sa me shume fuqizohen vajzat qe ne femijeri!
Çdo ministri punon per qytetaret! Sot fillon vleresimi i tyre, por te mos i gjykojme pa ua pare gunen!
Pakenaqesi kemi te gjithe per qeverisjen, ndaj votojne e ndaj kemi media qe ta shprehim qendrimin tone. Po kjo s'do te thote te mos shohim pozitivisht nje arritje! I lumtur qe kam qene e do te jem pjese e levizjes per me shume gra e vajza ne vendimarrje!/M.M-dritare.net