Na ndiqni edhe në

Politikë

Ambasadori gjerman: Revolta e opozitës e gabuar!

Ambasadori gjerman: Revolta e opozitës e gabuar!

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner ka komentuar tensionet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës, si dhe bllokimet e Komisioneve Hetimore.

Bergner tha se opozita duhet të zgjedhë mënyra të tjera për të kundërshtuar qeverinë dhe jo duke penguar parlamentin. Ndër të tjera shton se dhe qeveria duhet të mbështesë opozitën mbi të drejtat që i takojnë.

“Mendoj se nëse energjia shkon në protestë nuk është një gjë e mirë pasi mendoj se energjia do të duhet të shkonte në formulimin e alternativës qeverisëse. Shoh më shumë energji në pengimin e parlamentit dhe shmangien e tij kjo mendoj nuk është ide e mirë. Ka mënyra të tjera të ligjshme për të kundërshtuar atë që nuk na pëlqen nga mënyra se si qeverisje vepron.

Sinqerisht do të shpresoja të shihja shumë shpejt një opozitë më të bashkuar që të luajë rolin saj si kontrollues të qeverisë në një mënyrë më efektive. Mendoj se edhe qeveria mund të ndihmojë në respektimin e të drejtave të opozitës më shumë se sa bën tani. Do të na pëlqente të shihnim një balancim mes punës së opozitës dhe asaj të qeverisë. Një opozitë e mirë ndihmon edhe punën e qeverisë”, tha ambasadori./M.K-dritare.net