
Tabaku: Nuk më intereson konflikti. Dua një PD që fiton!
Dritare.net
Jorida Tabaku foli për gazetarët në lidhje me vendimin e Alibeajt, për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar.
Tabaku tha se ka si qëllim vetëm fitoren e PD dhe se do të jetë gjithnjë pjesë e zgjidhjes, jo konfliktit.
“Besoj të gjithë më keni ndjekur, në diskutimet e mia. Jam përpjekur për të qenë konstruktive. S’më ka thirrur kush për mbledhje grupi, s’kam asnjë dijeni po mblidhen s’po mblidhen firma. Kam vetëm një qëllim, të bëjmë PD forcë fituese, të merremi me hallet e qytetarëve. Është e papranueshme për mua që të jetë PD më pak e besueshme. Do punoj cdo ditë për një qëllim kryesor, që PD të jetë sa më shpejt forcë fituese.
PD ka një kryetar grupi, që mendoj e ka ushtruar në të mirë e të keq detyrën e tij. Do jem gjithnjë pjesë e zgjidhjes dhe jo e konfliktit dhe kështu do të vijoj”, u shpreh Tabaku./L.F-dritare.net

















