Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mjekët paralajmërojnë të rinjtë: Shmangni vrapin dhe alkoolin gjatë valës së të nxehtit

Pas temperaturave rekord që kanë përfshirë Evropën, autoritetet shëndetësore po u bëjnë thirrje qytetarëve, përfshirë edhe të rinjtë dhe personat në formë të mirë fizike, të shmangin aktivitetet e rënda dhe konsumin e tepërt të alkoolit.

Shërbimet e emergjencës në Londër dhe Paris raportojnë rritje të ndjeshme të rasteve të arrestimeve kardiake, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme, e kombinuar me dehidratimin nga alkooli, ushtron presion të madh mbi organizmin.

Mjekët këshillojnë që ushtrimet fizike të shtyhen për ditë më të freskëta ose të kryhen vetëm në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje. Ata theksojnë se edhe personat e shëndetshëm mund të preken nga lodhja e rëndë prej të nxehtit, e cila mund të shndërrohet në goditje nga nxehtësia, një emergjencë mjekësore që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të pinë sa më shumë ujë, të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të kufizojnë konsumin e alkoolit për të ulur rrezikun e komplikacioneve shëndetësore./K.C/dritare.net