Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama njofton hapjen e Shkollës së Forcave Speciale: Do të trajnohen e stërviten nga Izraeli

Pas hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit, hapi i radhës në transformimin e sistemit të mbrojtjes do të jetë krijimi i Shkollës Kombëtare të Forcave Speciale. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së inaugurimit, duke theksuar se projekti parashikon trajnime dhe stërvitje në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë edhe Izraelin.

“Jemi në diskutime me partnerët tanë për të sjellë një nga ekselencat botërore të stërvitjes të trajnimit edukimit e certifikimit të forcave speciale nga Izraeli. Shkolla kombëtare e Forcave Speciale do të jetë e hapur edhe për të tjerët dhe do mirëpresë kadetë nga vendet aleate të rajonit duke filluar nga Kosova e më gjerë. Ambicia jonë është që të dy këto pole të reja të transformimit të sistemit të mbrojtjes të kthehen në pole ekselence përtej kufirit tonë garancia jonë janë miqtë e aleatët tanë të forcave të sigurisë dhe forcave ajrore të Izraelit. Shkolla do të bashkëpunojë edhe me partnerët e tjerë do të jetë e hapur dhe për lidhje të tjera por fillimi është shumë i mbarë”./K.C/dritare.net