Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama poston foton me Macron: Liceu i Korçës në tryezën e presidentit francez

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi me presidentin francez Emmanuel Macron, të realizuar gjatë vizitës së tij në Paris, ku diskutimet mes dy liderëve janë fokusuar edhe në projekte me rëndësi për bashkëpunimin dypalësh. Rama ka bërë të ditur se rikonstruksioni i Liceut Francez të Korçës është tashmë pjesë e diskutimeve në nivel të lartë me institucionet franceze, duke e cilësuar projektin si një nismë të mbështetur edhe nga presidenti Macron.


“Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë *një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme”, shkruan kryeministri Rama./K.C/dritare.net