Rama zbulon datën: Ja kur do të mbahet Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE
Friday 10 July 2026, 17:05
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se më 14 korrik do të zhvillohet në Bruksel, Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian. Sipas kreut të qeverisë, gjatë kësaj konference do të mbyllen tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në postimin e tij, Rama shoqëron njoftimin me mesazhin “Shqipëria nuk ndalet”, ndërsa sulmon edhe kritikët e procesit të integrimit.
“Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATOS u anullua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lënë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”, shkruan Rama./K.C/dritare.net
