Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rritet turizmi kulturor, mbi 424 mijë vizitorë në 5 muaj

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhja, ka bërë publike shifrat e vizitorëve në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore për periudhën janar–maj 2026.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë këtyre muajve janë regjistruar 424,082 vizitorë vendas dhe të huaj, duke shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për pasuritë kulturore dhe historike të vendit.

Nga totali i vizitorëve, 143,086 kanë vizituar muzetë kombëtarë, 188,437 parqet arkeologjike, ndërsa 91,559 kalatë dhe monumente të kulturës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vizitueshmëria është rritur me 95.71%, ndërsa të ardhurat e krijuara nga këto qendra kanë shënuar një rritje prej 147.44%.

Edhe në raport me vitin e kaluar, numri i vizitorëve është rritur me 9.9%, ndërsa të ardhurat me 7.3%.

Ministri Gonxhja theksoi se trashëgimia kulturore po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm zhvillimi dhe promovimi për vendin, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë./L.F-dritare.net