Na ndiqni edhe në

Shëndet

Sulm në zemër, insuficiencë kardiake, goditje në tru/ Faktori atmosferik që po rrit shtrimet në spitale!

Sulm në zemër, insuficiencë kardiake, goditje në tru/
Kohët po ndryshojnë, zhvillimet teknologjike janë të vazhdueshme, gara për produktivitet është e pandalshme dhe industrializimi po bëhet gjithnjë e më i fortë. Të gjithë këta faktorë që përbëjnë shoqëritë moderne formojnë megaqytete me ndërtesa të larta dhe më shumë gazra shkarkohen, duke zhdukur gjithnjë e më shumë hapësira të gjelbra. E megjithatë, mjediset natyrore janë një burim i rëndësishëm shëndeti, shpeshherë mungon në jetën e përditshme të shumë njerëzve, duke rritur në mënyrë dramatike rreziqet e mundshme.


Sipas një studimi të ri kinez të botuar në Gazetën Evropiane të Zemrës, ndotja e ajrit të shkaktuar nga ozoni është përgjegjëse për rritjen e rrezikut kardiovaskular dhe shtrimin në spital për sëmundje të lidhura me to. Shkencëtarët pohojnë, në fakt, se ndotja atmosferike po rrit rrezikun e sëmundjeve të tilla si ataku në zemër, dështimi i zemrës dhe goditjet në tru, përcjell dritare.net

Sulm në zemër, insuficiencë kardiake, goditje në tru/
Ozoni është ndotësi kryesor atmosferik i smogut fotokimik dhe ndot atmosferën kur ndërvepron me ndotës të tjerë, siç janë përbërjet organike dhe oksidet e azotit të emetuara nga automjetet motorike, termocentralet, fabrikat industriale, rafineritë, impiantet kimike dhe impiantet me djegie. Sipas OBSH-së, për të ruajtur cilësinë e ajrit, përqendrimi i ozonit nuk duhet të kalojë 100 µg/m3. Megjithatë, në realitet, nivelet nën 70 µg/m3, të cilat janë kryesisht të natyrshme dhe jo për shkak të aktivitetit njerëzor, konsiderohen të sigurta.


“Vihet re se, gjatë verës, nivelet e ozonit mund të kalojnë 200 µg/m3, që do të thotë se shtrimet në spital për sëmundje kardiovaskulare mund të jenë 20 herë më shumë”, theksoi autori i studimit, profesor Shaowei Wu nga Universiteti Xi'an Jiaotong i Kinës.


“Projeksionet për Evropën sugjerojnë se ozoni do të jetë një faktor rreziku dominues për shëndetin në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike, të kombinuara me rritjen e temperaturave dhe rrjedhimisht, rritjen e formimit fotokimik të ozonit. Rezultatet tona tregojnë se të moshuarit janë veçanërisht të prekshëm ndaj efekteve negative kardiovaskulare të ozonit. Reduktimi i emetimeve të ozonit në terma afatgjatë do të luajë një rol kyç në përmirësimin e ajrit që thithim”, komentoi profesori Thomas Münzel./K.C/dritare.net