Na ndiqni edhe në

Shëndet

CDC ngre alarmin: Infeksionet kërpudhore po përhapen me shpejtësi, në SHBA

CDC ngre alarmin: Infeksionet kërpudhore po përhapen me

Një infeksion kërpudhor vdekjeprurës që është i vështirë për t'u trajtuar po përhapet me shpejtësi në SHBA. Kështu thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Rastet në SHBA gati u dyfishuan në vitin 2021 nga 756 në 1,471, thotë raporti i CDC-së.

Njerëzit e shëndetshëm nuk janë në rrezik nga Candida auris, por ata me sistem të dobët imunitar ose që përdorin pajisje mjekësore si ventilatorë ose kateterë mund të sëmuren rëndë ose të vdesin. Shumica e rasteve të testuara ishin imunë ndaj trajtimit antimykotik. Për këtë arsye CDC-ja e ka quajtur atë një "kërcënim urgjent të rezistencës antimikrobike". Shumë pacientë janë në spitale dhe shtëpi të të moshuarve. Një në tre pacientë me infeksione invazive vdes, por mund të jetë e vështirë të vlerësohet roli i saktë që ka luajtur Candida auris te pacientët vulnerabil, tha epidemiologia e CDC-së, Dr Meghan Lyman, autorja kryesore e raportit.

Infeksioni u raportua për herë të parë në SHBA në vitin 2016. Rastet u rritën me shpejt në 2020-ën dhe 2021-shin. Një tjetër arsye shqetësuese ishte shtimi i rasteve që u bënë “rezistente ndaj ekinokandinave” që është ilaçi antimykotik më i rekomanduar për trajtimin e infeksionit./K.C/dritare.net