Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Mjalti që ndihmon në luftën kundër kancerit. Historia e pabesueshme nga një fermë shqiptare!

Mjalti që ndihmon në luftën kundër kancerit. Historia e

Në një nga zonat më të paprekura të Shqipërisë, mes gjelbërimit të Zhapokikës dhe Zhitomit pranë Beratit, po prodhohet mjalti më i veçantë dhe më i kërkuar në botë: mjalti i maresë, një produkt i rrallë natyror që, sipas studimeve të fundit në Spanjë dhe Kroaci, ka efekte të fuqishme në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë.

Në një reportazh të realizuar nga DritareTV, bletërritësi Aleks Shehu, i cili zotëron një fermë me mbi 100 koshere në Zhapokikë, tregon se ky mjaltë nuk prodhohet aty, por në Zhitom, një zonë kodrinore ku bletët qëndrojnë për rreth dy muaj, nga fundi i tetorit deri në dhjetor, për të mbledhur nektarin nga bima e maresë.

“Është një mjaltë i vjeshtës dhe dimrit, i vështirë për t’u mbledhur, prandaj është edhe i rrallë dhe shumë i veçantë,” – thotë Shehu.
Fillimisht, mjalti i maresë ishte pak i njohur dhe mezi shitej, por sot kërkesa ka kapërcyer prodhimin disa fish. Ndërsa fermeri prodhon vetëm 300 deri në 400 kg në vit, kërkesat kalojnë mbi 1000 kg. Çmimi i tij në Shqipëri varion nga 20 deri në 25 euro për kilogram, por në Itali shkon deri në 100 euro, ku tregu kryesor mbetet diaspora shqiptare.

Por çfarë e bën këtë mjaltë kaq të veçantë?

Përtej shijes dhe përbërjes së pasur, studimet ndërkombëtare e rendisin mes mjalteve më kuruese në botë, falë përmbajtjes së lartë të substancave antioksiduese dhe antiinflamatore. Studime të kryera në laboratorë në Spanjë dhe Kroaci kanë treguar që mjalti i maresë ndihmon në frenimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene në zorrën e trashë, duke e cilësuar si “ilaçi më i mirë bimor” për këtë sëmundje.

Mjalti i maresë nuk është vetëm një produkt i natyrës, por një pasuri kombëtare, që përmes njohjes dhe mbështetjes mund të kthehet në një nga ambasadorët më të denjë të Shqipërisë në botë, si simbol i shëndetit dhe natyrës së virgjër./K.C/dritare.net