Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studiuesit: Maskat po u japin imunitet njerëzve

Studiuesit: Maskat po u japin imunitet njerëzve

Burimi: The Telegraph

Vënia e maskave mund të zvogëlojë forcën dhe ashpërsinë e virusit, si dhe të sigurojë që një pjesë e madhe e infeksioneve të reja të jenë asimptomatike.

Ndonëse të gjithë e shohin maskën si një aksesor i detyrueshëm për t’u vënë, disa nuk e mbajnë fare, ato po u krijojnë imunitet njerëzve. Kështu kanë thënë studiuesit në një artikull të botuar në një nga revistat mjekësore më të njohura në botë “New England Journal of Medicine”.

Studiuesit: Maskat po u japin imunitet njerëzve

Komenti i studiueseve, ndonëse ende po hulumtohet, sugjeron se vënia e maskës botërisht mund të ndihmojë në zvogëlimin e ashpërsisë së virusit, informon dritare.net. Nëse kjo hipotezë pranohet gjerësisht, atëherë mbajtja universale e maskave mund të bëhet një formë e variolacionit (inokulimi) që do të gjeneronte imunitet dhe në këtë mënyrë ngadalësonte përhapjen e virusit në botë, ndërsa presim një vaksinë.

Studiuesit: Maskat po u japin imunitet njerëzve

Pse erdhën studiuesit në këtë përfundim?

Sepse sipas tyre, sasia e virusit ndaj të cilit ekspozohet dikush mund të përcaktojë ashpërsinë e sëmundjes, d.m.th sa shumë apo pak do të vuajë nga Covid-19. Prandaj vënia e maskave mund të zvogëlojë dozën infektive ndaj së cilës ekspozohet mbajtësi dhe më pas, ndikimin e sëmundjes, pasi maskat filtrojnë disa pikla që përmbajnë virus./K.C/dritare.net