
Nga Malvina Tare
Shkolla është gara e parë me konkurencën, gara e parë për jetën, që nis me ata që t’i i ke shokët e shoqet e klasës. Bashkëmoshatarët e t’u që t’i argëtohesh me ta, ndan shqetësimet, gëzimet, festat, ditëlindjet,ndan detyrat, projektet, konkurset, garat sportive. Ata janë miqtë dhe konkurentët e t’u të çdo dite.
Bullizmi është një dukuri që po na kthehet egërsisht. Po na vret. Fëmijët po vriten, e po vrasin. Një masakër ndodhi në një shkollë në Serbi. Kaq afër! Njësoj si të kishte ndodhur në Greqi, Itali apo Mal të Zi, në vendet e tjera fqinje që na rrethojnë. Ishim mësuar që të tilla dukuri t’i shihnim në shkolla përtej kontinentit dhe largësia të bën të të duket sikur e keqja është larg. Por jo, e keqja përhapet shpejt.
Shkolla është një institucion që të mëson, të rrit, të nxit duke të edukuar. Nuk duhet të largohemi nga kjo. Duhet të ndihmojmë shkollat, duhet të ndihmojmë mësuesit. Bullizmi në Shqipëri është përdorur si një mënyrë disiplinimi, por tani bullizmi po na kthehet mbrapsht.
Presioni për fëmijët në perfeksion është po aq i dëmshëm sa bullizmi sistematik. Mania për fëmijët e shkëlqyer i frustron, ju ndryshon personalitetin, i shtyp, i ndryshon, por nuk i ndihmon të gjenden rehat me veten, duke e kërkuar fajin gjetkë.
Jemi ende në kohë që mësuesit t’i trajnojmë më shumë, jemi në kohë për të ndryshuar mënyrën si sillemi me fëmijët tanë në shtëpi, në shkollë, në lagje, në parkun e lojrave. Duhet të ndihmojmë prindin dhe mësuesin, sepse të rrisësh një fëmijë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht është një sfidë e kohëve moderne. Prandaj duhen këshillat e mira, ato që të mësojnë.
Prindërit duhet të edukohen për të rritur fëmijë inteligjent me emoncionet e tyre. Të mos bien pre e zemërimit, e mllefit për shokët, e ambicjes për më shumë. Prindërit sot, duhet të rrisin fëmijë që dinë të përballojnë dështimin, dinë të përballojnë bullizmin, dinë t’ia dalin me të mirë edhe të keqit.
Prandaj, kujdes kur bullizoni. Sidomos fëmijët. Sepse bullizmi po kthehet mbrapsht me plumba!/dritare.net

















