
Një video e shkëputur nga nata e parë e Big Brother VIP Kosova 4 është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat dhe kureshtje të madhe tek publiku.
View this post on Instagram
Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi, kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh për sjelljet e dy banorëve brenda shtëpisë.
Në video shihet Edi i cili merr një qese të vogël në dukje me diçka të bardhë brenda dhe e fut fshehurazi në xhep.
Gjatë të njëjtit moment, banorja Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen: “Kështu mundem?”, ndërsa menjëherë pas kësaj ulet poshtë banakut dhe qëndron e fshehur për disa sekonda.
Këto lëvizje të çuditshme kanë ngjallur dyshime të shumta se banorët po përdornin lëndë narkotike megjithate asgje nuk dihet me siguri./dritare.net