Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të armatosur rëndë! Kush janë dy të ngujuarit në shtëpi, në fshatin Orosh!

Të armatosur rëndë! Kush janë dy të ngujuarit në

Forcat e Policisë në Pukë dhe RENEA kanë rrethuar sot një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz, që prej orëve të para të mëngjesit.

Brenda banesës dyshohet se ndodhen dy persona të kërkuar, të identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se ka lidhje me grupe terroriste, dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka. Sipas raportimeve, të dy kanë qenë më herët në Siri.

Fillimisht ata janë vënë re nga policia lokale, ndërsa më pas ka mbërritur në zonë edhe RENEA. Për disa orë, autoritetet u kanë bërë thirrje që të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar. Policia ka marrë gjithashtu vëllanë e Cumrrakut për ta bindur atë të dorëzohet.

Dyshohet se të dy janë të armatosur rëndë, gjë që e bën ndërhyrjen në banesë shumë të vështirë. Situata mbetet e tensionuar dhe po monitorohet nga afër nga autoritetet./K.C/dritare.net