
Nga Sali Onuzi
Eshte vertetuar se Historia nuk eshte shkence, kurse historiografia, po.
Aq sa eshte historia e vështirë për tu zhvilluar, ndofta aq e veshtire është edhe historiografia për tu shkruar.
Prandaj gjithnjë e me shumë historiografia ka kërkuar një shkallë sa më ta lartë profesionalizmi.Ky i fundit nuk ka fund, madje.
Në këto dekadat e demokracisë sonë shqiptare kjo teme eshte rrokur disa here ne media dhe është trajtuar nga shume autoritete shkencore. Në mes tjerash eshte shprehur shqetesimi se po shkruajne ”histori” edhe disa qe nuk kane asnje lloj kualifikimi per kete disipline.Po kjo tanime eshte kthyer ne nje mani.Prandaj po e shkruajme historiomani.
Kam vene re se ne jo pak raste disa i japin te drejte vetes te shkruajne histori dhe ta bejne kete publike, madje edhe ne mediat eletronike ose ne ate te shkruar.Te kuptohemi une nuk jam kunder atyre qe duan te afishojne kujtimet e tyre ose te bejne publicistike ose vepra letrare me teme historike.Kjo jo vetem eshte nje e drejtë e tyre por edhe eshte e nevojshme e kerkuar dhe e vleresuar.Ketu hyjne te gjithe ata qe merren me veprimtari shoqërore. Natyrisht kur flet para te tjereve dhe pretendon tu thuash te verteten, ata qe degjojne medojne se ky ose kjo po na tregon “histori.” Historia thote”, eshte bere nje parullë shume e perdorshme, edhe per ato raste kur historia nuk thote fare ashtu.Mirepo ne kete rast jemi ne fushen e politikes, te publçilistikes,po te duash thuaj edhe te komedise.Eshte si ajo qe i pat ndodhur nje politikani kur u tha elektoratit te nje komune, ato qe i kish thene nje komune tjeter, deri aty sa tu drejtohej me emrin e saj.
Edhe publicistika historike kerkon padyshim nje vetetesi historike.Nje artikull gazete qe e trajton një date ose ngjarje, a person historik ,padyshim qe ai duhet te jete publiçistike.Trajtimet e mirefillta profesionale historike zakonisht behen ne revista dhe libra.
Mirepo disa po marrin hov e shkruajne pa e lexuar,e pa e njohur historine e ngjarjeve per te cilat u drejtohen te tjereve, qofshin keta lexues spektarore,elektorat, deputet etj.Ne vend qe te merreshin me publicistike, me letersi etj. Sepse te merresh me publiçistike me letersi dhe art, eshte po kaq e veshtire ,ne mos edhe me shume se sa te shkruash histori.Pikerisht kjo veshtresi, e paaftesi, i ka bere disa që të lënë fushen e publicistikes e te merren me “histori.”
Psh ditet e fundit ( se jemi edhe ne prag te festave te medha), nje gazete javore dilte me nje si kryeartikull per Clirimin e Tiranes,3-4 dite pas pervjetorit te kesaj date te lavdishme.Dhe tregonte histori.Shkruante per çlirimin e Tiranes dhe gjysma e shkrimit trajtonte luften e njesiteve guerile .E verteta eshte se edhe ato dite, kur brigadat e Korparmates se pare luftonin per Tiranen, edhe njesitet guerile te saj kane bere luften e vet.Po qe kjo te dale si ngjarje kaq e rendesishme sikur nuk shkon.Kane qene gjithe ato pervjetore ku jane perkujtuar njesitet dhe Çetat e Batalionet partizane. Tani , per clirimin e Tiranes,eshte e rendesishme te shkruhet per luften e Brigadave qe e çliruan, te Divizoinit te pare dhe te Korparmates se pare sulmuese ,po dhe te komandes e te Shtabit te Pergjithshem.
Po per cudi shkrimi kishte disa te paverteta historike. Psh rradhiste emrat e komandanteve te njesiteve guerile te Tiranes,po Vojo Kushin (Deshmor i Atdheut dhe Hero i Popullit) e vinte si komandant i nje njesiti gueril ! kur kete e dijne edhe disa fatosa kopshti se ai ka qene komandanti i pare i gjithe njesiteve guerile te Tiranes.
Ose shkruan per brigadat qe cliruan Tiranen dhe se permend fare divizionin e pare sulmues,as shtabin operativ per frontin jugor te Tiranes.nuk i vë ne formacion Brigadat e 23 s e 17 s dhe shton nga xhepi Birgaten e XIX s dhe ndonje tjeter qe nuk kane qene ne fakt ne çlirimin e kryeqytetit , jo se nuk e kane merituar, po thjeshte se kane qene me detyra te tjera luftarake.
Mirepo ka djem e vajza te atyre partizaneve qe kane lufuar per clirimin e Tiranes, dhe kur ata nuk e shohin Brigaden ku ka luftuar babai ose te nena e tyre, menjehere reagojne dhe me shume te drejte.
Ose per shembull nje pasardhes veterani mbante nje ligjerate ku luften per clirimin e Tiranes e quante si nje nga kulmet e Luftes NÇ. Po ne fakt ajo Beteje, dhe ai operacion per Tiranen, kanë qene kulmi i vërtetë i kesaj lufte të madhe, madje kurora me e lavdishme e saj.
Ne fakt ka pasur e ka mjaft veprimtari perkujtimore qe jane zhvilluar e zhvillohen per ngjarje te Luftes se popullit tone, po edhe per deshmoret e Atdheut dhe partizanet e luftetaret e formacioneve luftarake shqiptare.Po më ka marrë malli te lexoj nje reportazh si ai i Shevqet Musarajt “Shteg me shteg me partizanet e divizionit te pare sulmues”, pa lere te dalë ndonje roman si “Qyteti i fundit” i Petro Markos,si “Njeriu me top” i Dritëro Agollit apo “Nentori i nje kryeqyteti” i Ismail Kadarese., apo ndonjë film si “ fillim te Veres,”” Pylli i lirise “etj.
Në median tonë ka pak mbresa e përjetime të pjesmarresve nga festimet e ketyre ngjarjeve.Brezat zevendesojne njeri- tjetrin dhe eshte e domosdoshme qe secili te ketë veçoritë e tij.Ketu qendron edhe bukuria e shkrimit publiçistik. Dhe jo edhe 3-4 dite pas dates se clirimit ti vijon e boton ne gazete historine e Luftes, kur duhet të botosh mbresat e veteranëve dhe të pjesmarresve ne veprimtarite e sotme, etj.Ka shumë rendësi të dalë në media ndjenja, fryma , mbresa, vleresimi i shqiptareve të sotëm.Madje lexuesi e degjuesi kete kerkojne.Me sa duket kjo mund te jete edeh nje aresye pse njerezit jane ftohur nga veprimtarite dhe ato zhvillohen me te deleguar nga Tirana.
Me sa interes e kane pritur ata dokufilmin “ Ne besë të shqptarëve “ të Rudina Xhungës,apo tjetrin qe pritet te dale keto dite per historine e shpetimit te 25 mije ushtarave italiane nga populli shqiptar ne Luften e Dyte Boterore . etj
Nuk mjafton vetëm Histori, kerkohet sot edhe me shume publiçstike dhe me shume art e letërsi për keto ngjarje te medha.Historia ka vendin e vet po historiomania dëmton./dritare.net