Fotot/ PD mban protestën e radhës para Kryeministrisë
E Hënë 24 Nëntor 2025, 18:06
Dritare.net

Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës para zyrës së kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë dorëheqjen. Ashtu si javën e kaluar, edhe kësaj here pjesëmarrja nuk sjell surpriza.
Kreu i PD, Sali Berisha, iu bashkua militantëve direkt nga banesa e tij. Ai mori pjesë në protestë pas vizitës në Brazil, ku u shpreh i pakënaqur se Evropa nuk po merr parasysh ankesat e opozitës.
Sipas Berishës, protestat janë përgjigje ndaj bllokimit të hapësirës opozitare në parlament, por edhe ndaj faktit që Belinda Balluku u bë e pandehur nga SPAK-u. Mazhoranca, sipas PD-së, po tenton të pengojë zërin opozitar, të cilin ata kanë vendosur ta ngrejë fuqishëm përpara kryeministrisë./K.C/dritare.net