Reagimi i fundit i ashpër i Trump ndaj Ukrainës: Jeni mosmirënjohës
Dritare.net

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump akuzon Ukrainën se nuk ka mirënjohje për përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës. Në Truth Social, ai shkruan: “‘LIDERSHIPI’ I UKRAINËS KA SHPREHUR ZERO MIRËNJOHJE PËR PËRPJEKJET TONA, DHE EVROPA VAZHDON TË BLEJË NAFTË NGA RUSIA. TRASHËGOVA NJË LUFTË QË NUK DUHET TË KISHTE NDODHUR KURRË, NJË LUFTË QË ËSHTË HUMBJE PËR TË GJITHË, SIDOMOS MILIONA NJERËZ QË KANË VDEKUR".
Gjithçka dukej se po shkonte shumë mirë, të paktën nga perspektiva e presidentit të SHBA-së. Një marrëveshje ishte hartuar, një afat i caktuar. Por ndërhyrja e udhëheqësve evropianë dhe një letër e nënshkruar prej tyre, si dhe nga Kanadaja dhe Japonia, ku shpreheshin shqetësime në lidhje me marrëveshjen 28-pikëshe, duket se i ka tronditur gjërat.
Fakti që presidenti amerikan fajëson përsëri lidershipin e dobët në Ukrainë, dhe atë të paraardhësit të tij Joe Biden, flet për investimin e tij personal në përmbushjen e premtimit të tij për t'i dhënë fund luftës nëse zgjidhet. Nga postimi i Trumpit, mund të duket sikur gjërat kanë shkuar prapa, por në të vërtetë, janë Sekretari i tij i Shtetit, Marco Rubio, dhe i Dërguari i tij i Posaçëm, Steve Witkoff, ata që janë në dhomë me negociatorët evropianë dhe ukrainasë.
Çdo marrëveshje praktikisht do të duhet të ketë bekimin e Trump për shkak të garancisë së sigurisë së nevojshme që çdo plan paqeje të funksionojë, por zyrtarët amerikanë theksojnë sot se ka të bëjë me sqarimin e detajeve.
Rreth 20 minuta pas komenteve të Trump, zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë, Rustem Umerov, shkroi në Telegram: “Ne i vlerësojmë partnerët tanë amerikanë që punojnë ngushtë me ne për të kuptuar shqetësimet tona për të arritur në këtë pikë kritike dhe presim të bëjmë më shumë përparim sot.”
Për momentin, Trump i bashkohet pjesës tjetër të botës, duke pritur të shohë se çfarë përparimi do të bëhet në Gjenevë./dritare.net