
Meta ulëriu: Shkruaj çfarë të them unë! Ja pse iku Gjokutaj
Dritare.net
Romeo Kara, në intervistën për “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV, tha qartë se Gjokutaj është larguar si avokat i Ilir Metës për shkak të ndërhyrjeve brutale të vetë Metës në strategjinë ligjore të mbrojtjes.
“Një nga ulurimat e Metës sepse ulërimat e tij dëgjoheshin edhe jashtë ka qenë: ‘Shkruaj çfarë të them unë, jo çfarë thua ti!’”, – rrëfeu Kara.
Ai theksoi se Meta nuk e lë askënd të bëjë punën e vet, madje as avokatin që e ka për të shpëtuar nga burgu. Kara shtoi se Meta po trajton procesin gjyqësor si betejë politike dhe personale, jo si një përballje serioze me drejtësinë.
Sipas tij, largimi i Gjokutajt është vetëm një simptomë e mënyrës se si Meta e trajton të gjithë sistemin, si pronë private. Në vend të një mbrojtjeje ligjore të qetë dhe profesionale, Meta kërkon nënshtrim total./dritare.net

















