
SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën. Ish-ambasadori Bimo: Ja pasojat!
Dritare.net
I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, ish-ambasadori Roland Bimo komentoi vendimin e SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke e cilësuar si një sinjal të rëndësishëm për situatën politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Bimo theksoi: “Situata në Kosovë është jashtëzakonisht komplekse. Nuk është se SHBA-të do të ndërmarrin ndonjë aksion destabilizues, por mungesa e mbështetjes së tyre, si aleat kryesor deri më sot, krijon hapësirë që forca të ndryshme, edhe jashtë vendit, të frymëzohen për veprime destabilizuese. Nuk është një ngjarje e vogël që SHBA-ja pezulloi për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën dhe mua më habit më shumë mungesa e reagimit të shqiptarëve në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.”, tha Bimo në DritareTV./K.C/dritare.net

















