Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisionerja e BE për Zgjerim: S'ka dyshim që Shqipëria do të jetë në BE. Tani, një hap më afër!

Komisionerja e BE për Zgjerim: S'ka dyshim që Shqipëria do

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, zhvilluan sot një moment simbolik pranë “murit të zgjerimit” të BE-së, duke vendosur ngjyrat mbi titujt e hapur të grupkapitujve të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim.

Komisionerja e BE për Zgjerim: S'ka dyshim që Shqipëria do

Komisionerja Kos u shpreh se progresi i Shqipërisë në procesin e negociatave është i dukshëm dhe se vendi ka ecur me ritme të shpejta krahasuar me pritshmëritë. “Kur erdha në dhjetor, shumica ishte me të kuqe, që do të thotë ende e pahapur. Sot kemi çelur kapituj të rinj dhe synojmë që deri në vitin 2027 të gjitha të jenë të mbyllura provizorisht me ngjyrë të gjelbër. Kjo është dëshmi e përkushtimit tuaj dhe e punës së ekipit shqiptar,” u shpreh ajo.

Komisionerja e BE për Zgjerim: S'ka dyshim që Shqipëria do

Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet europiane dhe falënderoi ekipin e Komisionit në Shqipëri për mbështetjen e vazhdueshme. “Nderi është i gjithi i yni. Ne vlerësojmë faktin që na mbani gjithmonë të fokusuar dhe brenda drejtimit të duhur,” tha Rama.

Sipas planit të prezantuar nga Komisioni Europian, Shqipëria synon që brenda këtij viti të hapë kapitujt e mbetur, ndërsa objektivi final është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027./L.F-dritare.net