
Legjenda e Hollivudit Robert Redford ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare
Dritare.net
Hollywood-i është në zi pas lajmit të ndarjes nga jeta të ikonës së kinemasë, Robert Redford. Aktori, regjisori dhe themeluesi i Festivalit të Filmit Sundancen ndërroi jetë në gjumë, në shtëpinë e tij në Utah, në moshën 89-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesja e tij, Cindi Berger, e cila theksoi se Redford “u nda qetësisht, i rrethuar nga familja”.
Robert Redford mbetet një nga figurat më të mëdha të ekranit amerikan. Ai u bë i famshëm me filma që tashmë janë pjesë e historisë së kinemasë botërore, si Butch Cassidy and the Sundance Kid, The Sting, All the President’s Men, The Way We Were dhe Out of Africa.
Në vitin 1980 fitoi çmimin Oscar për regjisorin më të mirë me filmin Ordinary People, ndërsa më vonë themeloi Sundance Film Festival, që u kthye në platformën më të rëndësishme për kinemanë independente në SHBA dhe në botë.
Robert Redford lindi më 18 gusht 1936 në Santa Monica, California. Ai u martuar dy herë dhe pati katër fëmijë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë më herët.
Redford do të mbahet mend si “luani i fundit i Hollywood-it të artë”, që la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike dhe njerëzore./K.C/dritare.net

















