
Shteti të financojë median për përhapjen e kulturës! Flet Xhevat Lloshi!
Dritare.net
Gjuhëtari Xhevat Lloshi në Shqip nga Rudina Xhunga dha një mesazh të rëndësishëm lidhur me rëndësinë që ka kultura në jetën e një vend.
Zoti Lloshi u shpreh se duke financuar shteti për kulturën dhe shkencën në ekranet televizive, bën që dija të përhapet më shpejt te popullsia, por që gjeneron edhe të ardhura për vendin.
“Shteti duhet të financojë në ekranet televizive që të përhapet kultura. Shteti i vërtetë që interesohet për popullin dhe kulturën e tij, financon. I thotë institucionit përkatës: “Do të kesh kaq orë për të përhapur kulturën e shkencën dhe këtë pjesë do të ta financoj unë. Unë të financoj që të kesh një orë për shkencën, dhe mos të kesh frikë për punë, se unë jam shtet që interesohem për popullin tim, ashtu siç i jap ujin dhe drita”.
Shpenzimi për kulturën në kohën tonë konsiderohej një nga shpenzimet më fitimprurës në botë, sepse përmirësimi i kulturës së njerëzve sjell përmirësimin e të ardhurave edhe të shtetit. Një shembull i jashtëzakonshëm. Para disa muajsh këngëtarja e njohur amerikane Taylor Swift bëri një turne në të gjithë Amerikën dhe bëri një lëvizje financiare prej 5.6 miliardë dollarësh. Financierët amerikanë thanë: “Kjo është më e fortë se një fabrikë”.
Një këngëtare, një përfaqësuese e artit dhe kulturës i jep ekonomisë më shumë fitime sesa një fabrikë. Është një shembull që nuk ka krahasim, në të gjithë historinë e njerëzimit. Sepse ka zë të mirë, orkestër, kompozitorë të mirë. Por të gjithë këta njerëz bënë që në Amerikë të qarkullojnë mbi 5 miliardë dollarë. Kjo është forca e kulturës, e arit, e kulturës, e shkencës, e dijes. Këngëtarët tanë, artistët tanë kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë vendit, pse të mos shfrytëzohet ky sukses edhe për Shqipërinë”, tha gjuhëtari./M.K-dritare.net

















