Si guxoni të mos përdorni shkronjën ë? Flet studiuesi i gjuhës shqipe!
Dritare.net
Studiuesi Agim Vinca në Shqip nga Rudina Xhunga rrëfeu se shqiptarët nuk duhet të kenë dilema në lidhje me origjinën e gjuhës shqipe, pasi një ndër tezat që mbrohet më shumë është ajo ilire, ku argumentohet se pellazgët janë popull parahistorik që kanë jetuar në gjithë Mesdheun.
Zoti Vinca u shpreh se tentativa për të argumentuar të tjera teza, ka bërë që të botohen libra, ku nga fillimi në fund mungon shkronja ë, që përdoret më shpesh.
“Ai peticion kishte dy mesazhe. Një kundërvënia e kësaj pseudoshkencës, turbo-etimolog, që nuk kanë njohur elementare të etimologjinë, pasi është disiplina më e vështirë e shkencës së gjuhësisë. E dyta, ishte edhe për mbrojtjen e gjuhës së sotme, lidhen këto të dyja. Unë kam qenë në Zvicër në një panair libëri dhe aty ishin edhe dy turbo-etimologë. Filluan ata me të vetën, durova një ditë, të dytë mbajta një leksion para të gjithëve. Po na nxjerrin popullin më të lashtë në botë dhe gjuha e parë e botës me të cilën fillon gjithçka.
I thashë: “Zotërinj, dëshironi të nxirrni shqipen, bijë të pellazgjishtes, keni të drejtë, por ne mbrojmë tezën ilire të shqipes". Ka disa argumente, jo aq sa do të donim dhe ne për të, pellazgët janë popull parahistorik që kanë jetuar në gjithë Mesdheun.
I thashë: “Ju nuk po kujdeseni për shqipen e sotme”. Ka një gjë, fundi i fjalëve, që thonë se Çabej e ka reduktuar në 8%, nuk përcaktohet nga vetëm një fjalë. P.r.sh, fjala punë, një fjalë është por nga kjo shqipja ka mundësi fjalëformimi. Kemi fjalët: punëtor, punëdhënës, bashkëpunëtor, kryepunëtor, kështu që ka shumë kuptime.
E dyta, një libër të Elena Kocaqit, nuk e njoh, kam parë një libër të saj, mbronte tezën e origjinës pellazge të shqipes, por fund e krye nuk kishte asnjë ë. Kush na lejon ne të reduktojmë alfabetin e gjuhës shqipe, duke hequr ë dhe ç. Ç-ja përdoret më radhë, ë-ja është më e shpeshtë në gjuhën shqipe”, u shpreh zoti Vinca./M.K-dritare.net