Banorët shkelën rregullat! Ja sa euro u ul nga çmimi i madh!
Dritare.net
Banorët e “Big Brother VIP” u vendosën para një sfide të vështirë ditën e djeshme, ku në shtëpi do të ndodhnin situata të ndryshme ndaj të cilave ata nuk do të reagonin. Ndër momentet më pikante, ishte hyrja e vëllait të Ilnisës, të cilin ajo nuk mundi as ta përqafonte. Zërin e vëllait e dëgjoi Egla, e cila nuk i mbajti dot lotët, teksa Juli dëgjoi zërin e djalit të tij. Nga ana tjetër sfida ishte e vështirë dhe për Romeon, teksa në shtëpi hyri Bora Zemani, partnerja e vëllait të tij, Donaldit dhe njëkohësisht mikja e tij.
“Ishte një nga gjërat më të vështira”- tha Romeo.
Edhe Roza nuk i mbajti dot lotët kur nëna e saj, aktorja Rita Lati hyri në shtëpi, duke surprizuar banorët.
“Faleminderit që më dhuruat emocione, dridhje duarsh. Jetojmë në një kohë që jemi bërën jësh me asfaltin dhe këtu ndjeva emocione të forta. Big Brother është një eksperiencë një herë në jetë”- tha Roza.
Por gjatë sfidës, banorët i thyen regullat duke reaguar në dy momente. Së pati Juli, i cili reagoi ndaj një kënge arabe të vendosur në shtëpi dhe Gazi, që reagoi kur u thir për në dhomën e dëshirave në gjuhën spanjolle. Kështu, çmimit të madh i zbritën 10000 mijë euro.
“Çmimi i madh aktualisht është 80 mijë euro. Por duke patur dy thyerje, njëra me këngën arabe nga Juli, që thotë ‘çfarë është kjo ditë arabe’ dhe e dyta nga Gazi që mua më injoron, por në spanjisht thotë ‘hola muchachos’, këtu shkelët rregullat.”- tha Ledioni./TCH