Bes Kallaku në lidhje të re? Ja postimi që trazoi rrjetin!
Dritare.net

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjete sociale pas publikimit të tatuazhit të tij më të ri, i cili i dedikohet një vajze me emrin Ejona. Ky detaj ka nxitur spekulime se Bes mund të jetë tashmë në një lidhje dashurie, pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj.
Tatuazhi përmban edhe shkrimin “Trëndafil në kohë lufte” dhe datën “25.12.2025”, ndërsa fotoja ishte shoqëruar me tingujt e këngës “I’ll love you forever”.

Nuk ka shumë informacion për Ejonën ose historinë e marrëdhënies së tyre, ndërsa ndjekësit mbeten të intriguar nga postim i aktorit.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë dy fëmijë, por marrëdhënia e tyre përfundoi në pranverën e vitit 2024. Arsyeja e ndarjes nuk është bërë publike, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka dhënë deklarata të qarta, përveç disa këngëve që duket se reflektojnë tensionet e një martese disa vjeçare./K.C/dritare.net