Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Juli përplaset me Meritonin për fitoren e Eglës. Moderatori: Ke humbur pranoje!

Juli përplaset me Meritonin për fitoren e Eglës. Moderatori: Ke

Pasi daljes nga Big Brother, Jul Deda në Instagram u shpreh: "E di që me votat e publikut kam fituar, por ka pasur kleçka që do t’i sqarojmë rrugës”.

I pyetur për këtë deklaratë, Juli tha se Egla mori një mundësi kur u rikthye sërish në shtëpi por për këtë e ka kundërshtuar Meritoni.

Pjesë nga diskutimi:

Juli: I kam ditur të gjitha

Meritoni: Më shumë jam unë si fitues i publikut, sesa ti, se po del sikur të është bërë me hile, po mendoj se kjo pjesa jam fitues, është e kotë se publiku ka vendos, ke humbur dhe pranoje.

Juli: Që në 7 prill kur është rikthyer Egla kam pasur një reagim për zhvlerësimin e zarfit të zi. Ndjeva një faktorizim të Eglës dhe një mundësi tjetër për të shkuar drejt fundit. Unë dhe për të dhënë sinjale thoja që Eglën e dua në finale, dhe e dua në pod. Kthimi i saj më është dukur i çuditshëm. Meritonin nuk e kam parë si konkurrent.

Meritonin: Tani po bie në kundërshtim me veten, se ke parë Eglën në finale. Të dy ata kanë luajtur bashkë, kanë pasur aleancë./dritare.net