Na ndiqni edhe në

Bota

Ky është çifti më i ri i showbiz-it!

Ky është çifti më i ri i showbiz-it!

Një romancë e re duket se po nis për aktorin e njohur britanik Liam Neeson. Mediat amerikane raportojnë se 72-vjeçari është përfshirë në një lidhje në fazat e saj të para me Pamela Andersonin, aktoren ikonë që fitoi famë ndërkombëtare si “seks simboli” i serialit të njohur të viteve ’90, Baywatch.


Burime pranë çiftit tregojnë se Neeson dhe Anderson janë parë së bashku në disa takime private, duke ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht romancën, afërsia e tyre ka mjaftuar që mediat rozë të aludojnë për një lidhje në zhvillim.

Kjo dyshe e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke sjellë në qendër të vëmendjes dy figura ikonë të kinemasë dhe televizionit, që edhe pse në dekada të ndryshme kulmimi, vazhdojnë të jenë emra të dashur për audiencën në mbarë botën./K.C/dritare.net