Motra e Mateos reagon ndaj deklaratave të familjarëve të Brikenës
Dritare.net

Motra e Mateos ka reaguar pas deklaratës së familjarëve të Brikenës, të cilët akuzuan konkurrentin se kishte cenuar privatësinë duke ndarë detaje gjatë spektaklit të së martës.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo sqaroi se Mateo i kishte folur për Brikenën, por pa e cilësuar marrëdhënien e tyre si një lidhje. Sipas saj, historia u përket të dyve dhe secili ka të drejtën të vendosë nëse do ta ndajë apo jo publikisht.
“Nuk më ka dhënë detaje, por ma ka cilësuar që ka pasur diçka me këtë vajzën. Ata kanë të drejtë të reagojnë, por për sa kohë është histori e të dyve, u përket të dyve ta flasin ose jo. Mateo në ‘primen’ e kaluar u ndje i detyruar të jepte disa detaje, pasi po cilësohej si mashtrues. Janë të dy të rritur dhe e kanë vetë situatën në dorë”, u shpreh ajo.
Sa i përket raportit aktual mes Mateos dhe Brikenës, motra e konkurrentit tha se vëllait të saj mund t’i jetë zgjuar një pëlqim, por jo një ndjenjë e thellë. Ajo shtoi se Brikena duket e pavendosur në sjelljen e saj ndaj tij.
“Mund të jetë zgjuar një pëlqim i vjetër, por nuk mund të them se është zgjuar një ndjenjë. Ngacmohen herë pas here me buzëqeshje, por kjo është në dorë të Brikenës”, tha ajo.
Në fund, ajo e cilësoi të padrejtë nominimin e Mateos në zarfin e zi, duke theksuar se ai nuk duhej të ishte pjesë e atij vendimi, pavarësisht bindjes së saj se nuk do të eliminohej. Sipas saj, nisja e zinxhirit të nominimeve me Brikenën tregoi anën e tij pozitive./K.C/dritare.net