Na ndiqni edhe në

Sport

Lojërat Olimpike/ Peshëngritësi Briken Çalja përfundon garën, zë vendin e 4

Lojërat Olimpike/ Peshëngritësi Briken Çalja

Shtangisti shqiptar Briken Calja garoi në Lojërat Olimpike në kategorinë 73 kilogramë. Në provën e parë në stilin e shkëputjes, Çalja vendosi shtangën në peshën 151 kg por nuk arriti ta realizonte me sukses. Nga tre Brikeni ngriti vetëm provën e dytë me 151 kilogramë, duke u renditur i katërti në listën e përgjithshme.
Briken Calja arriti rezultatin më të mirë të sportistëve shqiptarë në Lojërat Olimpike. Shqipëria është ende pa një medalje në Lojërat Olimpike dhe të gjithë po presin emrin, që do të shënojë historinë./L.F-dritare.net