Na ndiqni edhe në

Sport

Për herë të parë në 20 vite, Messi e Ronaldo nuk nominohen për Topin e Artë!

Për herë të parë në 20 vite, Messi e Ronaldo nuk

Dje u shpallën 30 kandidatët për Topin e Artë, teksa ceremonia do të mbahet në Paris me 28 tetor. Epoka e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit ka përfunduar zyrtarisht, pasi për herë të parë që nga viti 2003, dy lojtarët më të mirë në botë nuk janë nominuar.

Të dy ata kanë qenë përhershëm në garë për këtë çmim të rëndësishëm, por për herë të parë, emrat e tyre mungojnë.

Ndërkohë, mungesa e Messi dhe Ronaldo në këtë listë shënon një epokë të re në futboll, duke i dhënë mundësinë lojtarëve të rinj të shpërthejnë në skenën ndërkombëtare./dritare.net