
Renditi Shqipërinë në vendin e katërt në Tokio 2020/ Rama: Bravo e madhe për Briken Çaljen!
E Mërkurë 28 Korrik 2021, 16:04
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka uruar në Instagram peshëngritësin shqiptar Briken Çalja, i cili mori vendin e 4-ët në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Rama shkruan se pavarësisht se ishte vetëm 1kg larg medaljes, Brikeni meriton një bravo të madhe që renditi Shqipërinë në vendin e katërt.
“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Rama./K.C/dritare.net

















