Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar në Mirditë, viktima gjendet brenda automjetit

1781508024_Screenshot23.jpg

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e kësaj të hëne zonën e Mirditës. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë aksit rrugor Reps–Spaç, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij një 45-vjeçar, i vrarë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, i cili sipas informacioneve paraprake ishte duke udhëtuar me një automjet tip Toyota kur është qëlluar për vdekje. Ai punonte në kompaninë e nxjerrjes së bazaltit në Spaç.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Deri më tani nuk dihen motivet e vrasjes dhe as autorët e saj.

Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë./L.F-dritare.net