Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Meta për Monika Kryemadhin: Si gruaja ime, asnjëherë nuk ndikoi në vendimet politike që merrja

Meta për Monika Kryemadhin: Si gruaja ime, asnjëherë nuk ndikoi

Në intervistën para 25 vitesh me gazetaren Rudina Xhunga, ish-kryeministri asokohe Ilir Meta rrëfen për raportin e tij me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe përfshirjen e saj në politikë. Meta hodhi poshtë kategorikisht çdo aludim se Kryemadhi ndikonte në vendimet e tij si kryeministër dhe politikbërjen e vendit.

"Nuk mendoj se ka ndonjëri iluzion se dikush ndikon në vendimet e mia, qoftë kjo edhe gruaja ime," deklaroi ai prerë. Duke e quajtur idenë "qesharake", ai bëri një dallim të qartë midis rolit të saj si anëtare e strukturave të partisë dhe vendimmarrjes së tij si kreu i ekzekutivit.

Ai i dënoi ashpër sulmet ndaj familjes së tij, duke i cilësuuar ato si një degjenerim të luftës politike.

"Akoma më të turpshme janë sulmet që i bëhen asaj dhe në përgjithësi familjes sime," tha Meta, duke shtuar se ndonëse janë mësuar me këtë situatë.

“Së pari dua t'ju siguroj se unë unë i dëgjoj të gjithë dhe në fund vendos vetë. Pra, e kam parasysh, për ato gjëra që duhet të vendos si kryeministër, kam parasysh shumë mirë atë shprehjen e popullit, pyeti njëherë veten dhe bëje si di vetë. Natyrisht që është detyrë e një drejtuesit të dëgjojë, që të reflektojë, që të përzgjedhi e të seleksionojë, por nuk mendoj se ka ndonjëri një iluzion se dikush ndikon në vendimet e mia, qoftë kjo edhe gruaja ime.

Se mund të ndikojë në vendimet e kryesisë së Partisë Socialiste të Tiranës ku është anëtare, kjo është një gjë që mund të ndodhë. Mund të ndikojë në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, ku prapë është zgjedhur, edhe kjo, apo në komitetin e përgjithshëm drejtues të Partisë Socialiste e të tjerë e të tjerë. Por kjo është një çështje krejtësisht qesharake dhe akoma më të turpshme janë sulmet që i bëhen asaj dhe në përgjithësi, familjes sime.

Kjo luftë deri këtu ka degjeneruar në akuza nga më absurdet, por që natyrisht me të cilat tashmë, jemi ambientuar dhe nuk na shqetësojnë më”, shprehej Meta./dritare.net