Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit
E Diel 1 Mars 2026, 13:01
Dritare.net

Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Vendimi është marrë sot nga Kryeministri Edi Rama.

Burimet thanë se në vend të Prodës është komanduar menjëherë zëvendësi i tij Sokol Bizhga.
Nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, por ende nuk dihet se kush do e zërë vendin e tij.
Shkarkimi i krerëve të Policisë së Shtetit ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, ku u vunë në rrezik jetët e artistëve që ishin brenda vilës së Enver Hoxhës gjatë sulmit me molotovë të organizuar nga militantët e Berishës./L.F-dritare.net