Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Delegacioni i BE në Shqipëri: Shqetësim për dhunën në protestë

Delegacioni i BE në Shqipëri: Shqetësim për dhunën

Tiranë – Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim paqësor dhe sundimit të ligjit.

Në një deklaratë zyrtare, Delegacioni i BE-së nënvizon se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike, por ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi dhe në përputhje të plotë me ligjin, duke garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Delegacioni i BE-së kujton se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe sigurisë së të gjithë individëve. Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë që rrezikojnë jetët njerëzore”, thuhet në reagim.

Delegacioni shpreh shqetësim për incidentet e dhunshme të raportuara gjatë protestës në kryeqytet, të cilat, sipas deklaratës, rrezikuan jetë njerëzish.

Në përfundim, BE u bën thirrje aktorëve politikë që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për avancimin e reformave kyçe në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian./L.F-dritare.net