TRT World: Nga Erdogan te Edi Rama, liderët e ftuar nga Trump
Dritare.net

Media publike turke TRT World raporton se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paraqitur një plan për administrimin e Gazës pas luftës, i cili përfshin krijimin e një strukture të re ndërkombëtare të quajtur “Board of Peace” (Bordi i Paqes).

Sipas TRT World, në kuadër të kësaj nisme, Donald Trump ka ftuar disa liderë ndërkombëtarë për t’iu bashkuar iniciativës, informon dritare.net mes tyre edhe Presidentin turk Erdogan dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Liderët e ftuar, sipas TRT World, përfshijnë:
• Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë
• Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
• Javier Milei, President i Argjentinës
• Mark Carney, Kryeministër i Kanadasë
• Nikos Christodoulides, President i Qipros
• Abdel Fattah al-Sisi, President i Egjiptit
TRT World sqaron se plani amerikan për Gazën parashikon tre struktura kryesore:
Board of Peace, i drejtuar nga Donald Trump, me rol në rindërtim, informon dritare.net qeverisje dhe mobilizim fondeshNational Committee for the Administration of Gaza, një trup teknokratik palestinez për menaxhimin e shërbimeve publike. Gaza Executive Board, me rol këshillues ndërkombëtar.

Sipas medias publike turke, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se lista e emrave mund të zgjerohet, ndërsa iniciativa synon krijimin e një modeli tranzitor për qeverisjen e Gazës pas konfliktit.
Burimi: TRT World