Zjarr në Lezhë, digjen mbi 50 hektarë ullinj e pemtari!
E Mërkurë 6 Korrik 2022, 18:06
Dritare.net
Flakët kanë përfshirë zonat Troshan dhe Zejmen të Lezhës ditën e sotme dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqet përreth.
Në Troshan janë shkrumbuar mbi 50 hektarë me ullinj e pemëtari. Zjarri ka rënë rreth orës 14:00 dhe vijon të jetë aktiv, ndërsa për fikjen e tij krahas zjarrfikësve u angazhuan dhe banor të zonës, duke shmangur rrezikun për banesat.
Dëmet e shkaktuara për fermerët në këtë fshat janë mjaft të mëdha, ndërkohë që e njëjta situatë shfaqet edhe në fshatin Zejmen ku deri më tani nga flakët janë djegur rreth 10 hektarë me ullinj dhe vreshtari. Dy zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve./M.K/dritare.net