Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarri në malin e Dukatit vijon prej dy ditësh, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri në malin e Dukatit vijon prej dy ditësh, ndërhyrja e

Prej dy ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin në afërsi të fshatit Dukat, në jug të vendit, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe shkurre.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren, duke punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve, por përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të thepisur dhe të vështirë për akses.

Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë edhe nga ajri, me helikopter, për të ndihmuar në izolimin e vatrave aktive të zjarrit.

Autoritetet lokale bëjnë apel për vigjilencë dhe bashkëpunim nga banorët, ndërsa paralajmërojnë se rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet ende i lartë për shkak të erës dhe temperaturave të larta./K.C/dritare.net